Një shpërthim me tritol është raportuar mbrëmjen e sotme. Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, në bodrumin e një fasonerie që ndodhej në katin e parë të një pallati.

Shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët, por fatmirësisht nuk është raportuar për qytetarë të lënduar.

Ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Mësohet se fasoneria është në pronësi të shtetasit Italian R. B. Sakaq policia ndodhet në zonë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb