Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti ka marrë flakë, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.

Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.

Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për të mbikëqyrur vendin e ngjarjes. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit, mjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 786 DM, pësoi dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb