Michael Schumacher po bëhet kohë që ndodhet në gjendje kome në një spital në Gjermani. Përveçse kësaj, familjarëve tashmë iu duhet të përballen edhe me diçka tjetër, që është kostoja e lartë e mjekimeve që merr piloti më i sukseshëm i garava të automobilizmit, Formula1. Lajme të fundit që po qarkullojnë, theksojnë se, familja e Michaelit është pranë falimentimit.

Sipas revistës së famshme “Forbes”, kostoja e mjekimit për pilotin gjerman gjatë këtyre 3 viteve të aksidentit është rreth 30 milionë euro, një shifër e lartë që do të vinte në krizë shumë veta, por jo pilotin e famshëm gjerman. Po “Forbes” kujton ata që përhapin thashetheme të tilla se të ardhurat e Michael Schumacher gjatë karrierës së tij shkojnë nga 750 milionë deri në 1 miliardë euro.

Piloti gjerman Michael SchumacherPra, 30 milionë eurot që mund të kenë kushtuar shpenzimet e deritanishme mjekësore janë “thërrime” për pilotin Michael Schumacher, për të cilin ruhet sekreti absolut rreth gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi i falimentimit të tij duket se është një tjetër thashethem që kërkon të hedhë baltë mbi 7 herë kampionin e botës, ose një spekulim mediatik.

Në disa raste, avokatët e pilotit gjerman kanë hedhur në gjyq media të ndryshme botërore për shpifje apo spekulime nga më të ndryshmet. Në disa raste është thënë se Michael Schumacher ka ndërruar jetë, apo ka nisur të ecë, kanë kanë qarkulluar foto të tij. të gjitha të pavërteta, ashtu siç është edhe falimentimi i tij…

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb