GREQI

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 18-vjecarit shqiptar mbrëmë në Kavala të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

Viktima dhe autori kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga  një kafe, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura. Autori ka thënë se nuk donte t’a vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.

18-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba dhe aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala. I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb