Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor.

Në këtë mbledhje, mbajti fjalën e tij edhe kreu i maxhorancës në këshillin Politik Damian Gjiknuri. Ky i fundit, ndër të tjera u shpreh se “së fundmi ndodhi një tërmet politik, siç është ndryshimi i Kushtetutës”.

“Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri u shpreh se partitë politike gjithsesi sërish mund të krijojnë aleanca.

Përmendja e fjalës “tërmet” nga Gjiknuri shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit. Kjo, pasi në përgjimet e BILD, ku flitej për zgjedhjet në Dibër, ishte kjo fjalë që dëgjohej të thuhej nga ana e Damian Gjiknurit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb