TIRANE
Pasditen e djeshme, Donald dhe Beatrix kanë qëndruar pothuaj gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer puthje e përqafime. Për një moment, ndërsa ishin duke shkëmbyer puthje e ledhatime, Donaldi e puth vazhdimisht duke ia mbuluar fytyrën me duar dhe më pas e puth në buzë e faqe.

Që nga e marta, Donaldi dhe Trixa e kanë shprehur hapur raportin e tyre edhe përballë banorëve të tjerë. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat e krijuar në publik.

“Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje, por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,– tha ai duke vendosur në këtë mënyrë të mos jetë më i rezervuar për pëlqimin e tij ndaj Trixës.

Nëpërmjet kësaj deklarate, Donaldi la të nënkuptohet se tashmë ai do të fokusohet te raporti i ri me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pambyllur me moderatoren Bora Zemani.

Ndërsa në darkën që shijuan së bashku, folën rreth ndjenjave për njëri-tjetrin. Në një moment qetësie, Donaldi e puthi Beatrix-ën.

Pas puthjes, Beatrix tha se është një situatë shumë e sikletshme dhe duhet marrë një vendim, ndërsa Donaldi tha se kjo situatë e ka lodhur dhe do të bëjë diçka për veten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb