Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, ka vlerësuar sjelljen e ish-kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, për të dorëzuar detyrën menjëherë pas zgjedhjeve të djeshme, që nxorën fitues “Demokracinë e Re” të Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ndoka shkruan se Tsipras bëri një sjellje evropiane, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, vijon me sjellje anadollake, duke zhytur vendin në krizë e borxhe.

Sipas tij, ndryshe nga Tsipras, Rama manipulon zgjedhjet lokale, përjashton opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet.

“Tsipras sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake! Tsipras e nxori vendin nga kriza, ndërsa Rama e zhyti vendin në krizë e borxhe. Tsipras humbi zgjedhjet lokale, e çoi vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme. I humbet edhe ato. Dorëzon pushtetin dhe uron fituesin akoma pa u shpallur zyrtarisht rezultati.

Rama manipuloi zgjedhjet lokale, përjashtoi opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet. I ka shpallur luftë liderit të Opozitës dhe Presidentit të Republikës. Kur nuk funksionon sistemi, kur nuk funksionon logjika politike, kur humbet ndjeshmëria politike e njerëzore, kur të errëson sytë pushteti, çfarë ndodh?”, shkruan Ndoka.

Nardiii
Nardiii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb