TIRANË 

Kryetari i PDK Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se opozita ka një kauzë të fuqishme. Ndoka u shpreh se Basha dhe opozita e vendit ka arritur një nga kauzat kryesore, atë të pastrimit të politikës shqiptare nga kriminelët.

“Lulzim Basha dhe opozita janë bërë në një kauzë të fuqishme për të pastruar politikën shqiptare nga krimi. Basha e arriti që të pastrojë politikën shqiptare nga krimi dhe kjo është një arritje shumë e madhe, që nuk e ka arritur askush tjetër.

Sot opozita është e vendosur në kauzë. Kauza jonë ka marrë jehonë edhe në botë, teksa mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar për protestat e opozitës në Tiranë. Basha ka krijuar shpresë te opozita”, tha Ndoka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: