Aktori e regjistori Edmond Budina ka kërkuar nga Presidenca që aksionet opozitare dhe qytetare në Shqipëri të bëhen më të forta.

Ai garantoi se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndoshta e ka tepruar me denoncime dhe kallëzime, por theksoi se është opozita e vërtetë në vend.

Për Budinën, si opozita dhe qytetarët nuk duhet të mjaftohen vetëm me denoncime, por të forcojnë aksionet ndaj qeverisë.

”Jemi këtu te Presidenti dhe vazhdojmë betejën si qytetarë të këtij vendi. Ndoshta e kemi ekzagjeruar. Jemi opozita e vërtetë në kët ëvend. I bëj thirrje partive opozitare, nuk mjafton denoncimi i fakteve, por aksione. Aksionet duhet të bëhen më të forta, si nga opozita dhe nga qytetarët. Ne do të vijojmë në të njëjtën rrugë. E pamoralshme që një parlament i paligjshëm shkarkon Presidentin dhe vjen po te Presidenti për të marrë miratimin për të qeverisur.
Presidenti i Republikës e ka zbatuar Kushtetutën, të vazhdojë ta respektojë Kushtetutën e ligjet. Shekelen e nëpërkëmbën këtu. Është bërë një lidhje e pandashme e mafies me politikën. Nuk jemi të blerë, as nga Presidenti, as nga pozita as nga opozita. kërkojmë të drejtën si qytetarë. ”- tha Budina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb