Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pranon se duhet të zgjidhë dobësitë në ekipin e tij, kur është fjala për pësimin e golave. “Qytearët” e humbën shansin për ta nënshkruar titullin e Premier League në një stil të paharrueshëm të shtunën, pasi e çuan dëm avantazhin e pjesës së parë, 2-0, Manchester United, duke u mundur në fund 3-2. Kjo gjë ka mërzitur jo pak tifozët në “Etihad”, që ishin përgatitur për festë ndaj rivalëve të qytetit.

Paul Pogba shënoi dy herë në hapësirën e 97 sekondave, për të “anulluar” golat e Manchester City, nga Vincent Kompany dhe Ilkay Gundogan, ndërsa Chris Smalling vulosi fitoren e të tijve në minutën e 69-të. Kjo kolaps 16 minutash, pasoi kishte pësuar tre gola edhe ndaj Liverpool në hapësirën e 19 minutave të para në “Anfield”, të mërkurën e kaluar. Pep Guardiola pranoi se kjo anomali është një shqetësim i madh për të:

“Kam lënë shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në 10, ose 15 minuta, dhe mendoj për këtë. Me Barcelonën ishim 0-0 për 77 minuta, ndërsa në fund jemi mundur 3-0. Ka ndodhur shumë herë. Ndoshta është faji im, duhet të mendoj për këtë. Sidoqoftë, kur dominon dhe krijon mundësi, nuk ka pse të mos fitosh në futboll. Unë mendoj se jemi më të mirët, me këta lloj lojtarësh, por është e pamundur kur kundërshtarët arrijnë katër herë në portën tonë dhe shënojnë tre gola, shkruan telesport.

Pra, duhet të përmirësohemi në të ardhmen, për të kuptuar se ndonjëherë nuk është e mjaftueshme të dominoni lojën për t’i fituar ndeshjet. Unë duhet të jem i lumtur, më pëlqen ta shikoj ekipin tim, mënyrën se si luajmë këtë sezon. Por, kur luani kundër Liverpool, ose në Europë, kur të keni këtë vrull, duhet të mbyllni portën dhe ne nuk e bëmë këtë. Kur Real Madridi dhe Barcelona janë gjithnjë aty, në majë, kjo është për shkak se kanë lojtarë të nivelit të lartë, të cilët, kur kanë gjysmë shansi, shënojnë dy gola”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: