KSAMIL- Ndotet me baltë bregdeti i Ksamilit. Mësohet se shkak është bërë një kompani që po kryen punimet për kanalizimet në këtë zonë.

Sipas të dhënave, bëhet e ditur se kompania shkarkoi me tuba ujë dhe baltë në det, duke e shndërruar bregdetin në ngjyrë të kuqe. Fill pas kësaj ngjarje, ka reaguar Inspektorati i Mjedisit, i cili gjobiti subjektin. Ndër të tjera ISHM theksoi se ndotja është e parrezikshëm dhe jo me pasoja për bregdetin e Ksamilit.

“Subjekti kryen punimet me leje të bashkisë së Sarandës. Një grup pune ka mbërritur në bregdetin e Ksamilit. Kemi vendosur gjobë ndaj subjektit që kryen punimet. Ndotja e parrezikshme, jo me pasoja në bregdetin e Ksamilit”, thuhet në reagimin e ISHM-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: