“Ndotja e mjedisit shkakton edhe më shumë viktima në mbarë botën sesa COVID”,  kështu ka bërë me dije raporti mjedisor i Kombeve të Bashkuara i publikuar këtë të martë.

OKB ka bërë thirrje për të ndërrmarrë veprime të menjëhershme në mënyrë që të ndalohet përdorimi i disa kimikateve toksike.

Raporti vë në dukje se ndotja me pesticide, plastikë dhe mbetje elektronike shkakton të paktën nëntë milionë vdekje në vit, duke shtuar se kjo është një çështje me shumë rëndësi, por njëkohësisht edhe është injoruar.

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i ka përshkruar kërcënimet mjedisore si sfidën më të madhe të të drejtave të njeriut në botë.

1200x675 Cr8jas
1200×675 Cr8jas

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb