E ndodhur rreth 5 km larg qytetit te Ballshit, fusha që depozitohen mbetjet e qytetit dhe njësive administrative është në gjendje jo të mirë. Kjo hapësirë është tërësisht e hapur dhe lehtësisht e aksesueshme, ndërsa ka vende që mbeturinat edhe janë djegur.”

Mallakastra është një ndër ato bashki e cila ende nuk ka marrë masa përsa i përket venddepozitimit të mbetjeve.  Fusha e mbetjeve urbane e kësaj bashkie dhe njësive administrative, edhe pse ndodhet në periferi, mbetet problematike. Mbetjet janë të hapura kudo duke shkaktuar një ndotje mjedisore. Banore të kësaj zone, jashtë kamerave kanë treguar se ka pasur edhe zjarre e situatën e bën edhe më të rrezikshme fakti që ato depozitohen në një zonë të pyllëzuar.

I kontaktuar nga News24, kreu i bashkisë Mallakaster, Qerim Ismailaj, u shpreh se kjo pikë grumbullimi së shpejti do të mbyllet dhe se ka parashtruar kërkesën pranë këshillit bashkiak që në projekt-buxhetin e bashkisë për 2022 të parashikohen edhe shpenzimet për transportit të mbetjeve urbane drejt inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se një ditë më parë Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët e të gjithë vendit u shpreh me tone të ashpra përsa i përket situatës së menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve, duke kërkuar angazhim maksimal për marrjen e masave urgjente. Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, duke u treguar i prerë se do të këtë edhe sanksione.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb