TIRANE-Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP), Ergys Agasi, i shoqëruar nga ekipet e Agjensisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) si dhe inspektorë dhe ekpsertë mjedisorë rajonalë, kanë inspektuar sot zonën e ndotur në Belsh.

“Situata të tilla janë situata të rënduara mjedisore, jo vetëm për florën dhe faunën në zonës e ndotjes, por mbi të gjitha për shëndetin e popullatës që jeton këtu. Përgjegjësit për këtë ndotje do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon”, tha Kreu i ISHMP-së Agasi.

Ekipet e ndodhura në terren kanë marrë mostrat përkatëse për të verifikuar subjektin që ka shkaktuar ndotjen, si dhe llojin e ndotësve të shkarkuar në liqenet e Belshit dhe zonës përreth. Për të penalizuar shkaktarët e kësaj ndotjeje do të pritet , dalja e rezultateve në javën e ardhshme. Nëse verifikohet se ndotja që ka cuar deri në ngordhjen e peshkut që rritet në këto liqene ka ardhë nga subjektet e përpunimit të vajit të ndodhura në zonë, ato rrezikojnë sipas parashikimit në ligjin e ISHMP-së masën “për mbyllje të aktivitetit të punës së subjektit privat”.

Kreu i ISHMP Agasi është takuar edhe me banorët e zonës, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: