Një situatë e rënduar mjedisore është krijuar në Golem për shkak të ndotjes nga ujërat e zeza. Qytetarët dhe banorët e zonës janë të detyruar të përballen me ndotjen e krijuar prej ditësh, pasi stacioni i pompave në Kavajë nuk funksionon, çka ka krijuar një situatë shqetësues për ta.

Ndërkohë nga ana e bashkisë nuk ka asnjë masë për të rikthyer normalitetin dhe e gjithë zona është mbytur nga ajri i rëndë për shkak të krijimit të një grope të madhe të mbushur me ujëra të zeza.

Banorët kanë reaguar duke apeluar për marrjen e masave urgjente dhe eliminimin e ndotjes, pasi është kthyer në rrezik për jetën e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb