Gazetari Xhevahir Zhabina i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se akuza e prokurorisë ndaj ish gardistit Ndrea Prendi iu duk e tepruar.

Zhabina theksoi se akuza ishte e vështirë të vërtetohet, pasi ështqë e vështirë të besohet se Prendi kishte dalë atë ditë nga banesa për të vrarë protestues.

“Mendoj se Prokuroria e Tiranës e tejkaloi akuzën, pasi ishte vrasje me paramendim, i bie që Ndrea Prendi kishte dalë atë ditë për të vrarë protestuesit. Mendoj se të gjitha institucionet luajtën ping-pong, ndërsa edhe akuza nuk u vërtetua:, tha gazetari Zhabina.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb