Presidenti i Unionit të ish të Përndjekurve Politikë Besim Ndregjoni, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria, në fakt ka kaluar 30 vjet jo demokraci, por demokraaturë.

Ndregjoni tha se ish të të përndjekurve politikë, dëmshpërblimet iu janë dhënë me pikatore.

“Detyrimisht që edhe kjo situate e koronavirusit ka qenë e vështirë edhe për ne ish të përndjekurit. Por, jo të tronditur në përballimin e situatës, sepse ne kemi përballuar komunizmin, e kemi kaluar një pandemi politike. Jemi të tronditur nga numri i viktimave. Ngritja e kurbës në kohët e fundit është shqetësuese. Por mendoj se duhet t’ja dalim. Ja unë të të jap një shembull një dibran kulak ndërroi jetë në Durrës. Tronditje është edhe fakti që nuk merr dot pjesë në varrime. Edhe ky fakt është tronditje për të gjithë. Por gjithsesi mendoj se politika shqiptare nuk bëri menaxhim të keq, pavarësisht problematikave të qeverive”, tha Ndregjoni.

Besim Ndregjoni theksoi se ende 4500 të pushkatuarve nga regjimi komunist nuk iu janë gjetur varret, duke shtuar se shtresa e të përndjekurve ka pasur trajtim cnjerëzor.

“Ne fatkeqësisht gjatë këtyre 30 viteve, kaluam një sistem demokraturë. Në këtë demokraturë, të përndjekurit politikë nuk gjetën atë që dëshironin. Pas 30 vitesh, të shikosh se 4500 te afermve te familjeve shqiptare nuk iu kanë gjetur varret. Kësaj shtrese i është bërë trajtim cnjerëzor. Kjo klasë politike duhet që të gjente varret, por vetëm ka bërë fushata. Politika për integrimin e ish të të përndjekurve politikë ka qenë skandaloze. Ligji i dëmshpërlimit është keqpërdorur. Ka vetëm lista në gazeta dhe nuk janë dhënë këste. Kësti i dytë dhe i tretë nuk iu është dhënë më shumë se 1500 familjeve. Sjellja e institucioneve ndaj nesh është skandaloze”, u shpreh Ndregjoni.

Më tej, Ndregjoni vlerësoi se ish të përndjekurit politik nuk janë të përfaqësuar askund në institucione.

Ne nuk kemi referendum ka kaq kohë. Dy partitë kryesore nuk lejojnë të bëhen referendum. Të gjitha institucionet shqiptare nuk kanë një person që të dalë nga të përndjekurit politikë. Nëse shkon ti që je nga të përndjekurit të nxjerrin nga gara menjëherë. Shumë grupe e kanë me ligj që të konkurrojnë. Konkurrenca për vettingun, nuk është pranuar asnjë i përndjekur.  Edhe kishin të gjitha kriteret.

Dy partitë kryesore i largojnë. Është mentaliteti komunist që me heshtje t’i lëmë mënjanë këta. Edhe 2-3 të përndjekur politik nuk kanë shkuar si të përndjekur. Prsh Jozefina Topalli, Enkelejd Alibeaj kanë shkuar si anëtarë të familjeve të të përndjekurve dhe nuk kanë folur njëherë për të përndjekurit. Të përndjekurit janë ata që duhet të flisnin më shumë. Ligji zgjedhor të mos jetë e kryetarëve si dhe të ketë përfaqësues nga ne. Nuk respektohjemi. Prsh poeti Trifon Xhagjika nuk ka një monument. Nuk ka bust në Malësi të Madhe për ata që u revoltuan dhe as në Tepelenë”, tha Ndregjoni.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb