TIRANE- Kryetari i Shoqatës së ish-të përndjekurve Besim Ndregjoni ka folur ditën e sotme në studion e “News 24” lidhur me protestën e sotme të opozitës. Ndregjoni tha se bunkerin e shembi populli, duke kundërshtuar ndërtimin e simboleve komunistë. Sipas Ndregjonit, kryeministri Edi Rama duhet t’i kërkojë falje ish-të përndjekurve politikë, për ndërtimin e këtij bunkeri, i cili sipas tij “prek dhimbjen e tyre”.

“Nuk e kuptoj çfarë kupton Edi Rama me bunkerin. Përfiton ngaqë ne nuk kërkuam të ndëshkohen ata që abuzuan me mijëra persona, që dënoheshin e vriteshin pa asnjë faj. Edi Rama duhet të dalë para qytetarëve e t’u kërkojë falje qytetarëve që lejoi ndërtimin e atij bunkeri. Rama prishin pamjen e Shqipërisë evropiane me bunkerin e Enverit. Ndërtimi i bunkerit në Tiranë është një turp. Një bunker artistik e ka në muze, e le ta shohë çdo ditë nga dritarja. Protestuesit nuk e dhunuar qeverinë, thjesht i thanë që ti nuk ke mbajtur premtimet. Bunkerin nuk e prishëm ne, apo të përndjekurit politikë. Atë e prishi populli. I kemi bërë thirrje edhe më parë kryeministrit të mos lejojë ndërtimin e bunkerit, të mos luajnë me dhimbjen tonë e ndjenjat tona. Ndërsa sot Edi Rama dekoron ata që na dhunuan. Nuk do ta lejojmë askënd të na rikthejnë simbolet e diktaturës”, tha Ndregjoni.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb