I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë” deputeti socialisti Pjerin Ndreu ka folur mbi akuzat e ngritura nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ndreu tha se për vite me radhe është në një trysni të vazhdueshme për ta implikuar medoemos në ndonjë cështje.

“ Kam pas gjet belanë me PS dhe karriera ime policore është tronditur nga PS. Po nuk ka lidhje politike, nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse jam gjetur unë si personi që duhet patjetër të jetë në qendër të goditjes. Dhe c’kam dëgjuar për veten as në ëndrrat më të gjata të dimrit nuk më ka shku në mend t’i bëj” – u shpreh Ndreu.

Në vijim Ndreu u shpreh se akuzat në adresë të tij, kanë qenë nga më të ndryshmet ndër vite, duke nisur nga trafiku i drogës, tjetërsim tokash, por thekson edhe një herë se as në rrethin e tij familjar e as në kushërinjtë e tij, deri në brezin e tretë, nuk ka patur asnjë të dyshuar si kontingjent kriminal.

Duke komentuar foton e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit deputeti i PS është fotografuar me një trafikant droge, Ndreu u shpreh se me personin në fjalë kanë qenë në një darkë, po s’mund ti kërkojë atij dëshmitë e penalitetit.

“Kjo është absurde, C’faj kam unë se qëllon një që paska bërë burg. Po edhe nëse ka bërë burg c’do të thotë kjo. Burgu është një institucion që i izolon njerëzit dhe i risocializon. Është detyrë e jona që pasi dalin nga burgu, ku quhet se ka shlyer dënimin, ne t’i marrim dhe t’i integrojmë në shoqëri, t’i rrimë afër.Kujtoni filmin ‘Dora e ngrohtë’, është një leksion” -vijoi ndër të tjera Ndreu.

“Unë kam njohje me shumë njerëz, jam person publik. Jam person që kontaktoj me lloj lloj njerëzish, c’lidhje ka kjo.  S’mund t’u kërkoj të gjithëve dëshminë e penalitetit.” -theksoi Ndreu.

Ndreu i konsideroi banalitete akuzat e ish kryeministrit Berisha, për tjetërsim të pronave të Rana e Hedhun në Lezhë.

“Kam qenë shef komisariati në Lezhë në ’97. Pas rrëmujave direkt jam bërë shef komisariati, kam pas mundësi me marr toka që atëherë. Dhe më janë lutur të marr 2 mijë metra tokë, po nuk ka ndodhur në asnjë rast kurrë, askund as edhe një metër tokë.’ Tha Ndreu ndërsa nuk la pa komentuar edhe akuat me deputetin Arben Ndoka, i arrestuar prej pak kohësh në Lezhë.

“Kam lidhje miqësore më të dhe si kam mohuar. Kam miqësi deputetin Ndoka dhe se kam mohuar asnjëherë, Njoh rrethin e ngushtë familjar shoqëror. E njoh po s’kam asnjë lidhje fare me asnjë lidhje me asnjë lloj aktiviteti të askujt. Ndoka për mua, të paktën deri tani për cfarë është bërë publike, s’më rezulton të ketë ndonjë problem. Po le të presim drejtësinë. Mënyra skandaloze e arrestimit dhe fyerja që i është bërë dinjitetit të një personi kushdo qoftë ai, është e papranueshme Dhe ministri Xhafaj më ka dhënë të drejtë në një bisedë. Po është sjellë keq’- tha Ndreu.

Ndreu u shpreh ndër të tjera se ka rezerva sa i takon hetimeve të Prokurorisë për dosjen në Lezhë, duke theksuar se organi i akuzës duhet të hetojë thellë, dhe të mos veprojë me dy standarde.

“Më surprizoi arrestimi i Ndokës, e kam marrë vesh nga mediat. Madje nuk e dija fare që ai ndodhej në Shqipëri. Presim të zbardhen provat se deri tani nuk është zbardhur asgjë. Por me përvojën që kam unë, Prokuroria nuk ka asgjë për Arben Ndokën. – theksoi Ndreu, ndërsa paralajmëroi se do të ngre padi për akuzat e ngritura në adresë të tij, dhe i bindur në fitoren e gjyqit, theksoi se paratë do i dërgojë për bamirësi.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ deputeti i PS, Pjerin Ndreu komentoi edhe akuzat e ngritura nga ish kryeministri Berisha për fshehje të aksidentit ku i implikuar ishte djali i kryetarit të Bashkisë në Kurbin. Ndreu e konsideroi akuzën një lajthitje, ndërsa u shpreh se për këtë aksident askush nuk e ka marrë në telefon.

“Artur Bardhin sot e kam parë pas një viti. Se kam idenë fare nëse ka ndodhur një aksident i tillë. As kam marr njeri në telefon as më ka marrë njeri në telefon se ka ndodhur aksidenti. Ka luajtur mend dikush dhe nisin e flasin. Më kanë thënë edhe djali merret me prostitucion, po ai ishte me të fejuarën e vet. Se merret një sms e nxiret menjëherë, se qytetari dixhital bashkë me plakun dixhital kanë luajtur mendsh. S’ka kuptim. Se ka impakt publik, ka shumë njerëz që e besojnë. Është instaluar një klimë dezinformacioni, po s’ka kuptim kjo’- u shpreh Ndreu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: