Ndreu: Sot e kisha me frikë, por u kualifikuam Trajneri i Kukësit Ramadan Ndreu ka folur për “Supersport” pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë. Ai është shfaqur i kënaqur me ekipi dhe ka përgëzuar skuadrën për arritjen. Ndreu gjithashtu ka shprehur besimin për Shkurtajin se do të shfaqet shumë i rëndësishëm për ekipin.

Një ndeshje shumë në kontrollin tuaj. Ju bën të kënaqur për këtë objektiv?

E vërtetë, por ishte një ndeshje ku në përgjithësi u munduam të vendosim në fushë lojtarët që të jemi në balancë me sulmin e mbrojtjen. Vumë 2 pasqyra para mbrojtjes, që të ishim të kujdesshëm. Rama dhe Ethemi, Rexhinaldo dhe Shkurtaj, kishim 4 para, dhe mund të linim bosh mbrojtjen. E vetmja notë negative, fakti që Shkurtaj nuk shënon raste të pastra… Jam i kënaqur me veprimet e tij, por më vjen keq që nuk shënon. Në shumë momente, krijon, por nuk po finalizon dot. 2 pasqyra para mbrojtjes.

Pse zgjodhët Teqjan, dhe jo Limaj apo Rrocën aty?

Kuptohet, ne na interesonte edhe barazimi. Rroca dhe Limaj kishin pak përgjegjësi për të nxjerrë topin, por Dzaria dhe Teqja e bënë shumë mirë detyrën gjithë lojës. Ishim me idenë që kundërshtari të mos na rrezikonte.

Kë do donit në gjysmëfinale?

Të them të vërtetën, duke pasur parasysh që na avantazhonte rezultati 2-2, punuam shumë në aspektin psikologjik, që ta fitonim ndeshjen, sepse ky rezultat të huton. Duhet angazhim i jashtëzakonshëm, sepse Kupa ka specifikë të veçantë. Duhet ta vlerësosh që në ndeshjen e parë. Të gjitha duan finalen, dhe japin maksimumin. Të gjitha që janë e ty, duan vlerësim maksimal.

Kur sulmuesi nuk shënon, trajnerët i vënë në dispozicion video të sulmesve të tjerë si të shënojnë?

Keni menduar ta bëni me Shkurtajn? Edhe kjo funksionon, por në të gjitha stërvitjet që kemi punuar, jemi munduar ta furnizojmë me topa anësorë, të jetë sa më pranë golit. Ai e shfaqi dhe pas ndeshjes, që nuk ishte fort i kënaqur. Por, ai lojtar do vijë çdo ditë e në rritje. Jam i bindur që do jetë një lojtar kyç, dhe në fund do jetë sulmuesi më i mirë në Shqipëri. Tani ndeshjet i keni çdo 3 ditë. Është në gjendje që kjo skuadër të luajë kaq shpesh, duke parë anën fizike? Sot e kisha frikën e fundit. Është një periudhë që duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Deri në momentet e fundit nuk shfaqëm probleme. Kemi një favor, që lojtarët e dëmtuar po na kthehen. Po fillojmë edhe freskimin e skuadrës. Nga ndeshja në ndeshje, do e kalojmë me sukses edhe kampionatin dhe Kupën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: