Për të pasur një ndriçim perfekt në shtëpi, në zyrë, në biznese, bare, restorante apo hotele, duhet të dish të zgjedhësh.

Ndriçimi ka specifikat e tij, i cili vjen me stile të ndryshme në bazë të ambientit ku vendoset.

Eleganca, trendet e fundit dhe stili iu ofrohet vetëm në Hipermarketin më të madh në vend, në Megatek, si për ambiente të brendshme ashtu edhe për ato të jashtme.

Në Hipermarketin Megatek elementët e ndriçimit kanë një trajtim dhe rëndësi të veçantë.

Ndriçimi HORECA
Megatek sjell pafundësi zgjedhjesh për bizneset, të cilët janë të interesuar për të mobiluar dhe ndriçuar bare, restorante, hotele apo dhe çdo lloj tjetër ambienti, ku ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Ndriçimi HORECA është një nga ndriçimet më unike që Megatek mundëson për klientët e tij.

Këto ndriçues i përkasin fabrikave më me emër në gjithë Europën si: Philips, Trio, Master light, Brilliant, Lambario, Fan Europe, etj.

Ndriçimi për shtëpinë Përveç bizneseve, Megatek ka menduar edhe për ata që kërkojnë stil dhe elegancë në shtëpitë e tyre dhe që duan të jetojnë në ambiente te ndriçuara ne mënyre moderne, e në të njëjtën kohë mjaft unike dhe të sofistikuara.

Mbi 18 fabrika prestigjioze Europiane prezantojnë një gamë të veçantë produktesh. Secila prej fabrikave vjen me një prezantim unik. Pjesa më e madhe e ndriçuesve janë të prodhuar në mënyrë artizanale dhe përmbajnë certifikimin dhe garancinë direkt nga fabrika prodhuese.

Stilet e ndriçuesve
Stilet që do të gjeni në Megatek janë stilet më të përdorshme nga familjarë, arkitektë, studio projektimi dhe biznese. Sektori i ndriçimit përmban tri stile ndriçimi: stilin modern, klasik dhe atë industrial.

Stili klasik
Stili klasik, konsiderohet si stili që nuk i ikën kurrë koha. Ndriçuesit që bëjnë pjesë në këtë stil përbëhen kryesisht nga materiali i metalit ose drurit dhe qelq i sfumuar, i punuar me dorë në mënyrë tradicionale, ndërsa ndriçimi është realizuar me llamba LED në formën e flakës së qiriut. Ky lloj ndriçimi i jep ambientit një pamje klasike dhe stil Vintage. Ndriçuesit shandan janë përfaqësuesit kryesorë të këtij stili. Ky lloj ndriçuesi ka pamje madhështore me bukuri magjepsëse. Stili modern Ndriçuesit e stilit modern janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Këta ndriçues kanë një stil unik dhe modern. Edhe ky stil karakterizohet nga thjeshtësia dhe eleganca. Në këto lloj ndriçuesish, materiali më i përdoruar është metalik, por ndryshe nga stilet e tjera ky tip ndriçuesi vjen edhe në material druri dhe plastik. Ndriçuesit e këtij stili në Megatek i gjeni në forma dhe trajta futuristike, me një larmi ngjyrash ndriçimi dhe dimensionesh. Përdorim të madh këto ndriçues e kanë në bare, restorante apo biznese te arreduara ne stilin modern. Stili industrial Ndriçuesit e stilit industrial janë ndriçuesit më të preferuar nga klientët HORECA në Megatek. Ky është stili më në trend i momentit dhe më i preferuar për arkitektët. Është një stil që karakterizohet nga linjat e pastra dhe format e thjeshta. Materiali më i përdorur në këto lloj ndriçuesish është metali. Në Megatek, ky stil vjen në formën e kambanave të materialeve dhe formave te ndryshme. Megatek ofron larmishmeri të këtyre ndriçuesve që nuk gjenden në tregun shqiptar.

Çdo detaj i këtyre ndriçuesve është realizuar në mënyrë artizanale ( handmade). Këto ndriçues nuk janë të lyer, ngjyra e tyre përftohet nga oksidimi i vërtetë i materialit në kushte laboratorike. Çdo detaj i prodhimit të këtyre ndriçuesve në fabrikë ilustrohet dhe transmetohet me video në Megatek. Përveç kësaj këto ndriçues në pjesën e brendshme të tyre janë të veshur me flori të paster 23 karat dhe disa nga këto modele janë të veshura nga brenda me argjend, duke bërë të mundur që ndriçuesi të ketë një shkëlqim të përjetshëm.

Këta ndriçues premium, Megatek i sjell për klientët e tij, për të krijuar ambiente mahnitëse dhe moderne në biznesin e tyre.

Në Megatek do të gjeni çdo stil ndriçuesi, duke filluar nga shandanët tradicional deri tek ndriçuesit më modern, përfshirë këtu edhe ata industrial.

Tipet e ndriçimit
Praktikisht janë 4 lloje ndriçimi, të cilët kur kombinohen siç duhen, krijojnë zgjidhjen e përkryer.

Ndriçimi i përgjithshëm Ky ndriçim realizohet nëpërmjet ndriçuesve tavanor, të trajtës pllafon ose ndriçues të varur.

Ndriçimi i fokusuar Këto ndriçues mund të jenë në trajtën e spoteve të ndryshme, ndriçuesit pedan ose ndriçues tavoline. Me një shpërndarje dhe kombinim të tillë që ambientet tuaja nuk do kenë asnjë “qoshe” të errët.

Ndriçimi mural
Ky është një lloj ndriçimi i cili shton kontrast në dhomë, duke u dhënë dritë elementëve që dëshirojmë të vëmë në dukje. Mund të përdoret për të vënë në pah një pikturë apo një mur të veshur me tullë ose gur dekorativ. Ndriçimi i shumëfishtë

Ky lloj ndriçimi përftohet nga kombinimi i të njëjtit stil ndriçuesi i përsëritur në forma dhe madhësi të ndryshme. Ky lloj ndriçimi është i përshtatshëm për dhoma relativisht të larta.

Përveç formave dhe madhësive të ndryshme me këto lloj ndriçuesish mund të luajmë edhe me lartësinë e ndryshme të vendosjes.

Ndriçimi në ambientet e ngrënies
Një pozicion mjaft të rëndësishëm ndriçuesit e zënë edhe në mobilimin e dhomave të ngrënies.

Një ndriçim i mirë në këtë ambient ju bën të ndiheni më komod dhe Megatek sjell ekzaktësisht atë që klientët kërkojnë.

Projektimi i ndriçimit në këto ambiente nxjerr në pah të gjitha detajet, ngjyrat dhe materialet që ju rrethojnë, duke pasur tavolinën e ngrënies si pikën kryesore në mobilim.

Ndriçuesit që Megatek propozon për këto ambiente janë: Shandanët
Në këto ambiente sugjerohet të përdoren nga shandanët e kristalit të stilit tradicional deri tek përdorimi i disa shandanëve, në të cilët kombinohet skeleti metalik me qelqin, të cilët mund të shoqërohen me ndriçues mural, për të krijuar ndriçimin e fokusuar.

Ndriçimi i fokusuar shërben për t’i dhënë një dukshmëri detajeve në arredim dhe për të rritur fuqinë e ndriçimit.

Ndriçuesi mural
Megatek u jep shumë rëndësi detajeve, sepse në çdo arredim është shumë e rëndësishme që të shtoni elemente të veçanta në ndriçimin e dhomës tuaj. Ky ndriçim, i jep përparësi evidentimit të detajeve të përdorura tek muret e dekoruara. Gjithashtu ky lloj ndriçimi shërben edhe për të shtuar fuqinë e tij brenda ambientit të ngrënies. Përzgjedhja e ndriçimit shkon në varësi të stilit të tryezës e zgjedhur në dhomën e ngrënies.

Ndriçuesit e mëdhenj
Ndriçuesit e mëdhenj janë një tjetër tip ndriçuesi që Hipermarketi Megatek propozon për dhomat e ngrënies. Këto lloj ndriçuesish përgjithësisht janë ndriçues të stilit modern që e hedhin ndriçimin direkt mbi tryezë. Një ndriçues i madh në dhomën tuaj të ngrënies do të jetë një pikë shikimi për të tërhequr vëmendjen e kujtdo. Ndriçuesit e varur horizontal

Propozimi i fundit i Megatek vjen për stilin më të përdorshëm dhe ndoshta edhe më të përshtatshmin në tavolinat e ngrënies: Ndriçuesit e varur horizontal

Ky lloj ndriçuesi e shpërndan dritën në mënyrë uniforme përgjatë të gjithë tryezës së ngrënies, në mënyrë të njëtrajtshme. Këto mund të jenë ndriçues klasik, modern dhe industrial.

Ndriçimi LED
Ndriçimi ka specifikat e saj. Ai vjen me fuqi të ndryshme kur bëhet fjalë për një ndriçues biznesi apo një ndriçues për ambientet e brendshme të banimit.

Për më tepër Megatek ofron asistencë te klientët, për të përcaktuar llojin më të mirë të ndriçimit. Ndriçimi llogaritet në bazë të sipërfaqes së ambientit. Ky rregullator mund të bëhet i mundur nga fuqia e një llambë apo dhe nga vetë numri i llambave që mbart një ndriçues. Llambat që ofrohen në Megatek janë Inkandeshente, Halogjene, Fluoreshente, LED dhe Avuj metali, në fuqi dhe tonalitete të ngjyrës për çdo kërkesë të konsumatorit. Secili prej këtyre modeleve ka veçantinë dhe bukurinë e tij. Ndriçimi që sugjerojmë të përdoret në pjesën më të madhe të ndriçuesve është ndriçim LED. Disa prej ndriçueseve e kanë të inkorporuar dhe të tjerët janë të adaptueshëm. Motoja e kësaj llambe është “Shpëto planetin dhe kurse para”, prej trajtës së saj ekologjike. Me teknologjinë më të fundit të llambave të ndriçimit, llambat LED jetojnë më gjatë dhe ofrojnë një cilësi më të mirë se llojet e tjera të llambave. Gjithashtu, ndriçimi LED ka një tjetër favor të cilët ndriçuesit e tjerë nuk e mundësojnë. Ajo përshtatet në çdo formë për të prodhuar ndriçim shumë efektiv dhe janë rezistente ndaj temperaturave të ftohta dhe të nxehta.

Ndriçimi në mobilimin e brendshëm të ambienteve ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Duket sikur është vetëm një element për mobilimin e shtëpisë, por në të vërtetë nuk është kështu, ndriçimi nxjerr në pah të gjitha detajet dhe ngjyrat e dekorit, duke krijuar atmosferë dhe inspirim për këdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: