TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas sulmit të ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Ina Nukës, polices që ngeli e plagosur sot në protestë, të cilën e quajti ‘ndrikull’. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Balla i kundërpërgjigjet Berishës, duke shtuar se policja në foto, ka moshën e mbesës së tij.

Po ashtu socialisti i ka kërkuar demokratit që të fshijë postimin dhe t’i kërkojë falje polices. Pak më herët Berisha në një foto që postoi në ‘Facebook’ ku shihej ministri Lleshaj me një prej efektiveve të lënduara në protestë, shkruante se ajo ishte Ina Nuka, dhe se ishte mashtruar me faktin që policja kishte humbur gishtat. Por ‘BalkanWeb’ mësoi se ajo ishte kolegia e saj, Luljeta Osmani.

REAGIMI I BALLËS
Çmenduria nuk ka brirë! Por ky sulm i turpshëm i një ish-kryeministri ndaj një vajze të re është pak ta quash çmenduri.
Sali Berisha! Kjo vajzë e re, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka moshën e mbesës tënde. Të të vijë turp që more guximin të shkruash këtë palaçollëk ndaj saj.
Fshije urgjent këtë postim dhe kërkoji falje vajzës. Mjaftohu me baltën dhe shpifjet që bën ndaj nesh cdo ditë. Por mos guxo të fyesh vajzën e një familje të thjeshtë shqiptare, e cila kryen me ndershmëri detyrën si punonjëse e Policisë së Shtetit.
Turp!

Balla
Balla

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb