Masat shtrënguese duket se janë një ham i mirë jo vetëm për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por edhe pastrimin e vendit nga ndotja.

Bashkimi Evropian thekson se “Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs. Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10”.

Mesazhi i BE:

Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i përsonave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karanitinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit. Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network). Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10.

Shihni videon për t’u informuar më shumë rreth cilësisë së ajrit, përpara dhe gjatë periudhës së karantinës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb