Rinovimi i Gattuso me Napolin dukej thjeshtë çështje kohe por situata ka ndryshuar aq shumë këtë periudhë sa divorci duket i pashmangshëm, në fund të sezonit palët do të ndahen me siguri por mund të ndërpresin bashkëpunimin edhe më herët, nëse situata përkeqësohet. Gattusos nuk i kanë pëlqyer aspak sondazhet e presidentit për të kuptuar nëse Sarri apo Allegri ishin të disponueshëm për të marrë drejtimin e ekipit, për këtë nuk përdori lojëra fjalësh por ishte i drejtë për drejtë duke shfaqur pakënaqësinë e tij. Sipas mediave italiane për arsye financiare dhe jo vetëm një divorc i pakohshëm duke i vështirë por fati i Gattuso duket i shkruar, në fund të sezonit do të largohet.

De Laurentiis ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Gattuso, aktualisht në tryezën e tij qëndrojnë tre emra, Benitez, Juric dhe De Zerbi. Spanjolli është një njohje e vjetër e De Laurentiis, është opsioni i parë nëse Gattuso largohet përpara përfundimit të sezonit. Juric është gjithashtu një emër që De Laurentiis e pëlqen, një trajner që edhe pse drejton një ekip si Verona i pëlqen të luaj një futboll sulmues. De Zerbi i dhuroi një leksion Napolit me Sassuolon e tij duke e shpartalluar në shtëpi, një fitore e madhe që magjepsi edhe vetë De Laurentiis. Të njëjtin fat me Gatusso prite të ketë edhe drejtori teknik, Giuntoli, në fund të sezonit edhe ai do të largohet për të hapur një kapitull të ri në shtëpinë e Napolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb