Nga një i larguar i sigurt, e ardhmja e Thomas Strakosah merr një kthesë të papritur, në një kohë kur portieri shqiptar është gati të ulet në një tavolinë për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës. Strakosha është futur në vitin që i përfundon kontrata, nga 1 janari ka qenë i lirë të negociojë me çdo skuadër, por me sa duket, portieri ka vendosur të dëgjojë edhe Lazio, ose më saktë ka bërë të ditur pretendimet e tij.

Strakosha
Strakosha

Sipas TuttomercatoWeb: Strakosha është i gatshëm të rinovojë por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij. E para, nga kontrata e re, Strakosha kërkon një page vjetore prej 2 milionë euro neto në sezon, plus 2,5 të tjera bonus në momentin që do të firmos kontratën e re.

Jo vetëm kaq, Straksosha kërkon edhe garanci në lidhje me rolin e tij në skuadër, kërkon garanci se do të jetë titullar. Me këtë lëvizje, Strakosha ia kalon tashmë topin presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb