Në pritje për të kuptuar se çfarë do të vendos Dybala, Juve po punon edhe për të ardhmen e Matthijs de Ligt. Mbrojtësi holandez ka një kontratë të vlefshme deri në 2024 dhe një klauzolë largimi prej 120 milionë euro, por klubi bardhezi dëshiron të zgjas bashkëpunimin edhe me një tjetër vit.

Sipas Tuttosport, Juve është e gatshme të ul klauzolën e tij të largimit, një lëvizje kjo për të joshur më shumë agjentin e tij, Mino Raiola, në një kohë kur nuk ka asnjë shans që ti rrisin pagën lojtarit më të paguar në skuadër, 8 milionë euro plus 4 të tjera bonuese paguhet holandezi.

Në çdo rast, nuk përjashtohet edhe një largim i mundshëm në fund të sezonit, ku Barcelona dhe Chelsea janë të gatshme të investojnë për De Ligt. Juve do të përfitonte një shumë të mirë nga kartoni i tij, ndërsa në të njëjtën kohë do të liroheshin nga paga e tij, do të rikthenin një nivel të ri pagash në klub, ku maksimumi është paga e Vlahovic, 7 milionë euro kesh, plus bonuse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb