Pasi njoftuan afrimin e Jude Bellingham, Real Madrid ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me Harry Kane, objektivi i tyre kryesor për të përforcuar fazën sulmuese: Harry Kane nuk do të jetë pasuesi i Karim Benzema-s. Kjo zgjedhje e drejtuesve të klubit është e kushtëzuar nga disa arsye: kosto e lartë e kartonit, presidenti i Tottenham kërkon 116 milionë euro.

Kjo shifër shihet si e lartë për një lojtar që është futur në vitin që i përfundon kontrata, plus mosha e Kane. Reali mund të shkonte maksimumi në 80 milionë euro duke pasur parasysh edhe pagesën e lartë që merr Harry Kane, 20 milionë euro në sezon. Sulmuesi anglez ishte dëshira kryesore e Carlo Ancelotti, por në këtë pikë edhe italiani është dorëzuar.
(BalkanWeb)