C.Ronaldo nuk po kalon një moment të lumtur te Man.United, jashtë Champions League dhe shumë dyshime për të ardhmen. Në planin personal, ky rikthim i tij në ‘Old Traford’ nuk ishte shumë zhgënjyes, nëse i referohemi shifrave, 18 gola në Premier League nuk janë pak, por klubi nuk ishte në sinkron me lojtarin, pasi nuk arritën të siguronin një biletë për në Champions.

214835 Man Utd Risk Upsetting Cristiano Ronaldo With Ten Hag Dressing Room Decision 696x365
214835 Man Utd Risk Upsetting Cristiano Ronaldo With Ten Hag Dressing Room Decision 696×365

Për herë të parë pas 19 vitesh Ronaldo mund të qëndrojë pa Champions, gjithnjë nëse do të vijojë të respektojë kontratën e tij që i skadon në 2023. Sipas mediave angleze, mbi të gjitha The Sun, CR7 mund të qëndrojë te United, edhe vitin tjetër, por vetëm nëse Erik Ten Hag arrin ta bind me projektin e tij të ri.

United
United

Në këtë pikë, në skenë del edhe një herë Sir Alex Ferguson, të cilët Ronaldo i ka kërkuar edhe një herë mendim, mbase i fundit, se çfarë të bëjë në këto vite të fundit të karrierës së tij. Ky është një vit i rëndësishëm pasi CR7 dëshiron të jetë në formë për Botërorin e Katar, i cili pritet të jetë i fundit për yllin portugez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb