Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” po projektohet një ndryshim shumë i madh, jo vetëm në fushë por edhe në hierarkitë e klubit. Andrea Agnelli dhe Nedved po japin gjithnjë e më shumë indice për një largim të mundshëm nga funksionet e tyre si president dhe zëvendës president, post të cilin mund ta marrë John Elkann. Një rikthim i bujshëm është edhe ai i Del Piero, ikona e Juves u rikthye në stadium pas 10 vitesh ndërsa tashmë është gati të marr një rol drejtuesi në klubin e tij.

Juve
Juve

Ky ndryshim i madh në kupolën drejtuese nuk mund të kalojë pa prekur edhe ekipin në fushë, ndryshime që si gjithnjë nisin nga stoli. Një shkarkim i Allegrit nuk është i paimagjinueshëm por mund të jetë vetë trajneri që mund të kërkojë largimin për të marrë drejtimin e PSG, emri i tij vijon të lakohet në Francë si pasuesi i Pochettino. Nëse ndodh ky ndryshim në hierarkinë e klubit, Antonio Conte pritet të rikthehet sërish në Torino për të drejtuar Juven.

Conte
Conte

Conte ishte gati të rikthehej te Juve edhe në 2019 por në fund Agnelli zgjodhi Sarrin. Conte ka një kontratë me Tottenham deri në 2023 por që në fillim të këtij sezoni tregoi qartë se dëshira e tij nuk është për të qëndruar gjatë në Londër, Juve do të ishte opsioni ideal për tu rikthyer në Serie A pas vetëm një viti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb