Ndaj Andorra fitorja ishte detyrim por historia është ndryshe kur bëhet fjalë për Anglinë. Përballë “tre luanëve”, Shqipëria zbret në fushë pa presion, të vetëdijshëm se nuk janë favoritë, kjo është një përballje ku vështirë ti vendosësh kombëtares një objektiv fiks. Sigurisht dëshira për të marrë një rezultat pozitiv, një barazim, apo për të bërë një paraqitje të mirë është shumë e madhe, morali në radhët e kuqezinjve është i lartë por në çdo rast Anglia mbetet një rival i frikshëm, me lojtarë nga më të mirët në qarkullim. Trajneri Edy Reja është kritikuar shumë, me të drejtë ose jo, për skemën që aplikon, moduli 3-5-2 nxjerr nga roli ose lë në stol disa titullarë të rëndësishëm, si Myrto Uzuni. Ndaj Anglisë, tekniku italian ka vendosur të hedh në fushë një formacion ndryshe, një skemë e re në rreshtimin fillestarë por që gjatë rrjedhës së lojë mund të ndryshojë.

Formacionet
Formacionet

Italiani ka vendosur që këtë sfidë, me prestigjiozen e grupit, të luajë me këto lojtarë nga minuta e parë këto lojtarë, të vendosur në skemën 4-3-3
Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb