TIRANË- Ndryshime në strukturat drejtuese të policisë së Tiranës. Mësohet se zv.drejtori i Rendit, Ard Veliu është larguar nga ky post për të mbajtur detyrën e drejtorit të shkollës bazë në Akademinë Policore.

Në vend të Ard Veliut është emëruar Edmond Meshini. Ky i fundit ka qënë shef rendi në njësinë nr.5 në kryeqytet.

Burime pranë policisë së Tiranës bëjnë me dije se priten të tjera ndryshime.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb