TIRANE

Ndryshime në Policinë e Shtetit me fillimin e  Vitit të Ri 2019.

Mësohet se në bazë të urdhrave të ministrit të Brendshëm, Drejtuesi i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ndërsa Drejtuesi i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Dy urdhrat e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u bënë të ditura gjatë një takimi që zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilluan paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb