Ndryshime në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Bujar Ahmeti drejtor i Drejtorisë Operacionale emërohet Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Ndërkohë Ahmeti zëvendësohet nga Oltion Bistri i cili mbante detyrën e drejtorit në policinë e Lezhës dhe tashmë do drejtojë Drejtorinë Operacionale.

Ndërkohë Idaet Faskaj, drejtor i mbrojtjes së dëshmitarëve është emëruar në Departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb