TIRANË

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare vendimet e Këshilliti të Ministrave.

Mësohet se është liruar nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati.

Hantin Bonati ishte emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2017.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vendimi për lirim nga detyra të zv.ministrit të Infrastrukturës Hantin Bonati:

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb