Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë lëvizje në kabinetin qeveritar, duke ndryshuar disa ministra.

Kështu, janë larguar nga detyra ministri i Mbrojtjes dhe ai i Shëndetësisë, Michalis Chrysochoidis dhe Nikos Chardalias, pas situatës alarmante që kaloi vendi me zjarret dhe me koronavirusin, lufta ndaj të cilit vijon ende.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë greke, Janis Ikonomu, ka deklaruar sot se mbetet në postin e ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, dhe nënkryetar i qeverisë, Panagiotis Pikramenos. Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes, Nikos Chardalias, është emëruar në një tjetër post, duke mbetur pjesë e kabinetit qeveritar, si zv.ministër i Mbrojtjes Kombëtare.

Ministri i ri i Mbrojtjes së Qytetarit është emëruar Panagiotis Theodhorikakos, ndërsa ministër Shëndetësie do të jetë Thanos Plevris.

Në ministrinë e Turizmit do të jetë ish-ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias, që u përball nga mars 2020 me pandeminë e covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb