TIRANE

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka bërë një ndryshim në rregulloren e saj për financimin e filmave. Në një interviste për News24, Eduart Makri tregon arsyet qe kanë çuar në këtë vendim.

Duke u ndaluar edhe ne problematikat e filmit, ai sqaron debatet për projektet familjare, edhe pse kufizimi i propozuar për këtë kategori është tërhequr. Sipas tij, një komponent mjaft i rëndësishëm i filmit janë skenaristët dhe disa politika duhen ndërmarrë që pas 10 vitesh të mos mbetemi pa skenaristë.

Ai thotë se filmat para ’90-ës edhe pse vuanin nga censura patën sukses, ndërsa sot, problemet e një shoqërie në zhvillim nuk arrijnë të dalin në ekran.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: