TIRANË- Tre muaj pas zgjedhjeve lokale në vend, Partia Demokratike ka bërë disa ndryshime në strukturat e saj. Burime nga PD, bëjnë me dije për Neës24 se Enkelejd Alibeaj, ish-kandidat për kreun e Bashkisë Fier, komandohet kryetar i Departamentit të Sigurisë, rendit publik dhe luftës kundër krimit. Ky post kishte mbetur vakant pas zgjedhjes kryetar i Bashkisë së Kukësit të Bashkim Shehut.

Po kështu mësohet se Ardian Turku komandohet kryetar i Departamentit te Pushtetit Vendor dhe Administrimit të Territorit, detyrë që e mbante para zgjedhjeve Voltana Ademi, e cili u zgjodh kryetare e Bashkisë së Shkodrës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb