Nevil Dede nuk është më trajner i Dinamos. Lajmi erdhi nga klubi dinamovit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Palët kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin, pas asaj humbje me Tomorin në Kategorinë e Parë.

“FC Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.Tekniku 48-vjeçar dhe stafi i tij nuk do të jenë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanshme të arritur mes palëve. FC Dinamo e falënderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi” – Shkruan klubi. Dinamo synon ngjitjen në elitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: