Kukësi është optimist edhe për ndeshjen e javës së dytë. Duket se verilindorët kërkojnë të harrojnë njëherë e mirë sezonin e shkuar. Të paktën në start u ndje se ndryshimet e shumta kësaj here dhanë rezultat.

Duke nisur nga drejtori Pejiç, te trajneri Longo dhe për të përfunduar te lojtarët, kantieri Kukësi në sfidën e parë bindi me lojë dhe rezultat. Asnjëherë më parë Kukësi në 10 vite në elitën e futbollin shqiptar nuk kishte shënuar 3 gola në ndeshjen hapëse. Për më tepër, një ndeshje e fituar lehtë dhe me siguri.

Por tani shkalla e vështirësisë rritet dhe këtë e dinë mirë edhe në kampin verilindor. Kundërshtari i radhës është ekipi i Kastriotit, sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena”. Për fat të mirë, nuk raportohen probleme apo dëmtime dhe pritet që trajneri Longo të hedhë në fushë kontingjentin më të mirë që ka.

Në krahun tjetër, trajneri Ndreu beson se nëse ekipi luan grup, mund të marrë pikë ndaj Kukësit. Krutanët kanë kalendar të vështirë, pasi më pas do të përballen me Tiranën, ndaj dua që mos dalin bosh në Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb