Më 13 prill Milani ndërroi pronësi për të kaluar në duart e kinezëve me shpresën për t’ju kthyer edhe një herë lavdisë së dikurshme. Kur ka kaluar diçka më shumë se 10 ditë, situata ka nisur të ndryshojë në klub dhe pronarët e rinj po kërkojnë të zhdukin çdo gjë nga epoka e vjetër.

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se nga muret e klubit janë hequr disa foto që paraqesin sukseset më të mëdha të epokës Berluskoni. Në fakt, heqja e kujtimeve “berluskoniane” është një sinjal i qartë që klubi po kthen faqe në çdo aspekt.
fasone-milan-470x294
Një tjetër detaj që vërteton erën e ndryshimit që ka kapluar ambientin kuqezi ishte poltrona e Adriano Galianit në tribunën VIP, ku për herë të parë pas 31 vitesh pamë të ulej administratori i ri i “Djallit”, Marko Fasone.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb