BRUKSEL

Të paktën 70.000 persona marshuan të dielën në Bruksel për të protestuar dhe për të nxitur politikanët që të mbajnë premtimet e tyre për të luftuar ndryshimet klimatike.

Kjo është protesta e katërt për ndryshimet klimatike që bëhet në kryeqytetin belg, po ashtu edhe në muajin e kaluar ishin rreth 70 mijë protestues.

Ndërsa në 24 janar rreth 35 mijë fëmijë dhe nxënës braktisën shkollat dhe dolën në rrugë për të protestuar me të njëjtën kërkesë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb