Njëmbëdhjetë persona janë vrarë nga shirat e rrëmbyeshëm në Indinë lindore që kanë rrëmbyer shtëpitë dhe kanë shkaktuar rrëshqitje toke, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të musonëve në vend në më shumë se 230, thanë zyrtarët.

W2

Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë shtetin e Bengalit Perëndimor (lindje), duke shkaktuar dëme të mëdha.

Katër persona u goditën nga rryma pasi shtëpia e tyre në qytetin Hoorah u përmbyt, tha Javed Khan, ministri i menaxhimit të fatkeqësive në Bengalin Perëndimor, për AFP.

Shtatë njerëz vdiqën kur shtëpia e tyre u shemb, shtoi ai.

W3

Në shtetin fqinj Jarhard, dhjetëra makina u tërhoqën nga përrenjtë pas pesë ditësh reshje të dendura shiu .

Ekspertët vlerësojnë se intensiteti dhe shpeshtësia e shirave muson, të cilët godasin Indinë çdo vit nga qershori deri në shtator, janë rritur për shkak të ndryshimeve klimatike .

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb