Duke qenë se ndryshimet kushtetuese, ku thuhet se u hoqën koalicionet parazgjedhore, sollën reagime mes kapmeve politike, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pohon krejt të kundërtën.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Balla pohoi se koalicionet parazgjedhore nuk janë hequr.

“Për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, nuk kemi qenë të gjithë dakord. Nëse në këtë vend quhet legjitim çfarë i përlqen Bashës dhe ilegjitimitet, çfarë si pëlqen. Kjo nuk shkon. Kushtetua është e përcaktuar në Kushtetutë si ndryshohet ajo. Pse ligjvënësi ka vënë këtë shifër magjike? Kuvendi e thotë se jo më pak se 2/3 për ndryshimin e saj. PS në këtë ka pasur një merak. Kemi bërë një super hap të madh, drejt asaj që është ëndërr, që quhet barazi gjinore, pra balancën gjinore. Ky Kuvend ku jemi aktualisht, ne kemi ecur në mënyrë progresive. Në 1215 nuk kishim asnjë zonjë, ndërsa sot kemi 32 % të deputetëve me gra e vajza. Nuk janë hequr koalicionet. Do e shpjegoj këtë. Koalicionet nuk janë hequr. Sipas të njëjtin parim siç ndërtohen koalicionet parazgjedhore, siç bëhen në Kosovë, do ndërtohen dhe në Shqipëri.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: