Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehu edhe një herë në kuvend qëndrimin pro hapjes së listave, dhe vendosmërinë për t’i votuar ato me 30 korrik në seancë plenare.

“Bie dakord me shumë kolegë që vlerësojnë se kjo lloj hapje listash dobëson pushtetin e udhëheqjes së partisë e cila nuk do ketë mundësinë të imponojë një listë të plotë dhe pasojë është edhe një hapje e partisë politike ndaj qytetarëve dhe për të patur sa më shumë kandidatë të përgjegjshëm.” tha Balla ndersa shtoi se PD sot të jetë e gëzuar se ka marrë gjithcka sa i takon infrastrukturës.

“Kryemistri ishte shterues sa i përket pozicionit lidhur me ndryshimet në kod. Nuk është rasti për të duartrokitur një reformë. Uroj që shumë shpejt KQZ të startojë procedurat me qëllim që sic e kam thënë e uroj Presidenti ta ketë në vëmendje më 9 maj në ditën e europës, në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të votojnë në shumicë dhe të aplikohet tekonologjia për të cilën është dakordësuar në atë që quhet marrëveshja e 5 qershorit.

Është një shenjë e respektimit të plotë të marrëveshjeve, kemi firmosur bashkë një marrëveshje, dua të nënvizoj respektimin fjalë për fjalë të saj. Përjashto Murrizin, grupet e tjera e kanë mbështetur Kodin Zgjedhor, më konfirmon atë që kemi rënë dakord që edhe më 30 korrik në këtë sallë shumica për të miratuar hapin historik që duhet të hedh demokracia parlamentare në Shqipëri, përmes hapjes së listave. Gjej rastin t’ju ritheksoj gatishmërinë tonë e konsiderojmë hapjen e listave një transferim të drejtpërdrejtë të fuqisë së votës te zgjedhësi. Bie dakord me shumë kolegë që vlerësojnë se kjo lloj hapje listash dobëson pushtetin e udhëheqjes së partisë e cila nuk do ketë mundësinë të imponojë një listë të plotë dhe pasojë është edhe një hapje e partisë politike ndaj qytetarëve dhe për të patur sa më shumë kandidatë të përgjegjshëm.

Qytetarëve iu jepet një mundësi shumë e madhë për t’i mbajtur të zgjedhurit në kontakt pozitiv. Shteteve me demokraci të konsoliduara kanë adoptuar këtë sistem që ne me 30 korrik do ua mundësojmë shqiptarëve. Fuqizimi i votuese mundëson dobësimin e pushtetit absolut në udhëheqjen e partive me pasojë në mirëqeverisje. Nuk do të doja të hyja në shumë raporte, vlen të theksohet se jemi në procesin përmbyllës të një faze të reformës zgjedhore dhe në 2020 nuk mund të quhej e plotë pa dakordësinë edhe me opozitën jashtë parlamentare për marrëveshjen e 5 qershorit. PD sot të jetë e gëzuar se ka marrë gjithcka sa i takon infrastrukturës.

Sot ne do të miratojmë dekretin e Presidentit që lidhet me gjykatën kushtetuese, me ceshtjen e emërimeve, të gjithë e dimë se presidenti shkeli emërimet në KED, megjithatë ne do e miratojmë dekretin e Presidentit.
Na presin edhe dy sesione të tjera parlamentare, më pas ne do kërkojmë mandatin e tretë, shumë do kërkojnë të kthehen në kuvend mundësinë për t’u kthyer në kuvend do e ketë edhe Lulzim Basha e Kryemadhi ne do jemi në qeverisje përsëri ju në opozitë,po me më shumë grupe parlamentare.”-u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb