I ftuar në “Zonë e Lirë” kryedemokrati Lulzim Basha u pyet edhe për ndryshimet kushtetuese dhe të sistemit zgjedhor.

Basha tha se opozita bashke me qytetaret do ndërtojnë një masë kritike aq të madhe sa nuk do të ketë as Ramë, as Ramiz/2 që ta ndalojë.

Pyetje: Po për ndryshimin e sistemit ka dakordesi?

Lulzim Basha: Nuk duhet të ketë vetëm, dakordesi, por duhet te ishim ne kushte qe të kishim kushte dhe garanci per zgjedhje. Ne sot s’kemi garanci per zgjedhje. Ndryshimet qe jane bere ne Kodin Zgjedhor, per sa kohe ky eshte kryeminister, nuk ka asnje garanci qe do te zbatohen.

Pyetje: Pse e bete atehere?

Lulzim Basha: Per dy arsye. E para, sepse ky eshte i vetmi nga 15 kushtet e BE, ku ne kishim nje rol. E beme sepse ne besojme sa me shume te afrojme diten e nisjes se negociatave, aq me shume i sherbejme Shqiperise, aq me shume i sherbejme mbikqyrjes…

Pyetje: Kjo nuk e rrit besimin tuaj se keto zgjedhje do te kene me pak hile?

Lulzim Basha: Absolutisht jo! Besimi ynë eshte qe ne, se bashku me shqiptaret, te ndertojme nje mase kritike kaq te madhe sa nuk do te kete as Rama, as Ramiz/2 qe ta ndaloje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: