Pedagogu dhe analisti Mark Marku, i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka thënë se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit është pozitiv por sërish ka rrezik nga ana e Ramës.

Marku thotë se miratimi i saj nuk do të thotë që nuk do dalin pengesa në vijim pasi Rama po funksionon tashmë si opozitë pasi nuk ka fuqinë e vendimeve arbitrare.

Ai shton se marrëveshja e 5 qershorit u miratua falë presionit ndërkombëtar pasi Rama me t’u arritur pakti futi në lojë opozitën parlamentare për të prishur atë. Ndërsa për ndryshimet kushtetuese Marku thotë se janë jonorlale në situatë zgjedhore tashmë.

”Gjëja e mirë është që marrëveshja e 5 qershorit u votua pasi mazhoranca po tentonte ta sabotonte. Kjo nuk do të thotë që po themi përgatitjet për fushatën zgjedhore kanë përfunduar dhe s’do ketë pengesa.
Mua më vjen mirë që përtej marrëveshjes së 5 qershorit të funksionojë këshilli politik, që do marrë në konsideratë edhe çështje të tjera. është krejt jonormale që të ndryshosh kushtetutën në situatë zgjedhore .Kushtetuta s’mund të ndryshohet sa herë dy parti apo lidera bien dakord, pra duhet konsensus shumë i gjera. Duhen ndryshime të menduara mirë. Kushtetuta nuk zgjidh gjithë problemet që dalin me ligjet dhe shtetin. Rreziku është i madh. Rama po funksionon si opozitë.

Ideja është që nuk i ka dashur por u detyrua. Pra nuk ka qenë dakord. Ai funksionon me mënyrën kur ndryshimet i bëjnë nder atij dhe kur i bën ai. Mendoj që s’ka më fuqinë për të bërë veprime arbitrare, pasi faktori ndërkombëtarë dhe aktorët politikë bëjnë më tepër presion të drejtpërdrejë ndaj qeverisë. Kanë bërë më shumë presion, dhe kanë qenë më të hapur ndërkombëtarët pasi Rama tentoi të hedhë poshtë një marrëveshje. U arrit një marrëveshje me presionin ndërkombëtar.

Fill pas saj krijoi ato problemet, futi në lojë opozitën parlamentare, që në fakt s’ka lidhje me parlamentin, është shtojcë e Ramës. Futi atë opozitë për ta penguar, por më pas ishin ndërkombëtarët. Kjo ndodhi sepse aktorët politikë shqiptarë mashtrojnë, premtojnë, mashtrojnë. Kur shkel paktin do kesh ndërhyrje të forta. Në këtë rast ambasadorja amerikane dhe BE ishin të shqetësuar dhe të irrituar me Ramën. Kishim dhe këtë ndërhyrje. Unë personalisht nuk e shoh asnjëherë zgjidhjen tek ndërkombëtarët. Të gjitha mënyrat janë pozitive. Mendoj që infantiliteti politik në Shqipëri dëmton raportet me ndërkombëtarët. ”- tha Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb