Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar debatet në Këshillin Politik dhe vendosmërinë e mazhorancës për t’i implementuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjekmarkaj thotë se si me ndryshime kushtetuese, si pa to, opozita s’duhet të humbë kohë dhe të përqëndrohet tek zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shprehet i bindur se Shqipërisë i duhet rotacion, dhe qeverinë duhet ta marrë opozita aktuale dhe Basha të jetë kryeministër . Më tej ai thotë se mazhoranca s’ka ofertë ndërsa opozita gjithashtu nuk ka pse të tërhiqet pas nga hyrja në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

”Opozita ka patur garanci ndërkombëtare që koalicionet nuk prishen. I shoh pak të mekur ndaj kësaj garancie që i kanë dhënë opozitës. Ramës nuk i intereson shumë nëse janë listat e hapura 100%, ose të mbyllura, ose 30% të mbyllura që ruan kokat e listave dhe lidershipin.

Atij i intereson të futë sa më shumë në konfuzion opozitën. Rama ka shpresë që të jetë parti e parë pas 25 prillit. Opozita po paguan çmimin e mungesës në parlament. Do të ndjekë deri në fund nga Këshilli Politik, por në fund do mbetet e pakënaqur.

Opozita s’ka arsye të humbasë shumë kohë, por të përqëndrohet në zgjedhjet e 25 prillit. S’ka asnjë kusht për t’u tërhequr pas.

Për mendimin tim duhet të vijë Basha me Opozitën. Basha është një njeri si unë, si ju, i shkolluar në perëndim, i rrethuar nga njerëz seriozë, jo seriozë, qesharakë, jo qesharakë, por që i duhet t’i jepet shansi. Pas 6-7 muajsh do të fillojnë përplasjet por që i duhet dhënë shansi fillimisht.”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb