Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian GJiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes duke akuzuar opozitën se po synon të që ndryshimet kushtetuese mos implementohen në Kodin Zgjedhor.

Sipas Gjiknurit, Opozita është rikthyer aty ku ishte por ndërkohë ai siguroi se çështja e koalicioneve tashmë është ezauruar me ndryshimet kushtetuese.

Më tej ai thotë se Opozita do që t’i çojë konsultimet e panevojshme deri në limite, në atë pikë kur ndryshimet kushtetuese do të jenë shumë vonë për t’u implementuar, por ndërkohë ka zbuluar se ka kërkuar që deri më 30 shtator çështja të mbyllet.

”Tashmë dua ti bëj me dije publikut, pas një debati të gjatë, fatkeqësisht PD dhe Opozita qëndroi me të njëjtat pozicione sikur s’ka ndodhur asgjë. Kushtetuta ëshët ndryshuar, dhe u kthyen tek i njëjti debat tek koalicionet që është ezauruar.

Janë ezauruar në Këshillin Politik. Ne si formulim mund të marrim një model të vendeve të OSBE. I thashmë opozitës, deri të enjten të sjellin propozimet në lidhje me formulimet për pragun zgjedhor, afatet etj, që PD është e hapur t’i sjellë.

Qëllimi i tyre është ta vonojnë këtë proces. Synojnë që ndryshimet kushtetuese mos implementohen. Me konsulta dhe zvarritje, dhe shkojmë në limite që s’mund t’i bëjmë. Kërkova që brenda 30 shtatorit çështja të mbyllet përfundimisht.

Sa i përket kërkesës që t’i drejtohemi ODIHR. Fatkeqësisht, kur e thirrëm për rekomandime nuk e morëm parasysh. ODIHR i shkohet me drafte kur s’ka dakordësi. Nëse kemi dispozita që s’biem dakord i drejtohemi. ODIHR s’jep opinione.

Nëse draftet e PD dhe të PS ka diferenca, atëhere i drejtohemi.

Gjithmonë bëhen konsultime mbas Kodit Zgjedhor. Drafti, le të sjellind draftet, ku s’ka dakordësi i drejtohemi ODIHR. Jo t’i çojmë idetë tona. Të na thonë ata janë ndryshimet kushtetuese ose jo.

Kuvendi i ka votat, prandaj Komisioni i Ligjeve ngriti grupin e punës. Do reflektojmë edhe shqetësimet e opozitës. Si kuotat gjinore, apo dhe të tjera që ruajnë integritetin e Listave të Hapura, dhe pragu zgjedhor.”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb