Eksperti për Çështjet Zgjedhore, Kristqa Kume, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për ndryshimet kushtetuese, deklaroi se rruga që u ndoq për procesin ishin të njëanshme.

Kume theksoi se gjithçka u bë jashtë tavolinës së Këshillit Politik, krejt ndryshe nga se ishte rënë dakord më herët.

“Jemi këtu ku jemi për shkak të rrugës që kemi ndjekur. Edi Rama pati thënë se sapo të mbarojnë zgjedhjet më 2017, do fillojmë ndryshimet zgjedhore. Është thënë se do të diskutohej deri për referendumet.

U ra dakord që çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor do të arrihej në tavolinën e 5 qershorit. Ndryshimet u bënë jashtë tavolinës së Këshillit Politik, për këtë duhet të na japë sqarime maxhoranca. Rruga që u ndoq ishte e njëanshme”, deklaroi Kume.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb