Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se opozita parlamentare duhet të tregojë që nëse është vërtet një opozitë ndaj Ramës të jetë për Listat e Hapura por të kundërshtojë ndalimin e koalicioneve.

Lubonja tha se janë disa lloje të Listave të Hapura dhe ndalimi i koalicioneve është vetëm një tekë. Sipas tij Ramës i intereson të ndalojë koalicionet pasi del forcë e parë por ende është e paqartë pjesë e koalicioneve sipas tij.

Madje Lubonja thotë se edhe justifikimi që nxjerr Rama për kuotat gjinore mund të rregullohet brenda Listave të Hapura dhe nuk cënohen.

 

”Nuk ka shumë transparencë. E para që dua të them që , personalisht ngulmoj që nuk është i vetmi problem sistemi zgjedhor për të zgjidhur votën e lirë. E gjithë kjo zhurmë që po bëhet është një grackë që ka rënë më shumë opozita se sa mazhoranca. Se opozita ka pasur të tjera kërkesa. Opozita me 5 qershorin mori atë që kishte, pra numëruesit. Tani pra e para që është një grackë ku ka rënë opozita, ja thonë sistem zgjedhor u bë marrëveshja. Teksa të luftosh për votën e lirë është shumë më komplekse.

 

Këtu s’ka një lloj transparence se të tjera janë qëllimet, të tjera propozimet në tryezë. Rama është protagonist i këtij shtimi kushtetues, dhe qëllimi është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Ndarja e partive e favorizon. Ky është qëllimi i tij. Kemi një opozitë që nuk do të heqë koalicionet që mendon se fiton. Këtu pyetja është përsëri, për çfarë koalicionesh bëhet fjalë. Do kemi ato koalicionet ku partitë e vogla, ku kryetarët hynin në lista, apo kemi dhe LSI-në që do hyjë brenda këtij koalicioni.

Këtu lind një debat që duhet diskutuar. Nëse do dhe LSI të hyjë në koalicion, atëhere përsëri lind pyetja do fusë LSI brenda njerëzit e vetë tek PD apo jo. Këtu tani është problemi kanë hyrë me listat e veta, nuk dihet qartë fiton më shumë apo më pak.

Për mendimin tim, ky është thelbi që Rama do pengojë, koalicionet. Çështja është Listat e Hapura dhe kompromisi që duhet gjendur mes koalicioneve dhe Listat e Hapura. Pse Listat e Hapura pengokan koalicionin. Se kjo është teka. Ka lloj- lloj Listash të Hapura. Ka listë që voton vetëm personin. Listat e Kosovës janë më interesante. Voton për partinë, brenda partisë voton për 5 veta që të pëlqejnë. Mundet 2,3. Pse mos bëhet ky kompromis. Nëse bëhet fjalë për diskriminimin pozitiv, për futjen e femrave, përsëri mund të bëhet me listë të hapur. Mund të thuhet që ndër këto 5, je i detyruar të zgjedhësh jo më pak se 2 femra.

Pra heqja e koalicioneve i jep mundësinë Ramës të dalë si forcë e parë. Por të rrish në llogore më duket kot.

Opozita parlamentare për mendimin tim ndoshta nuk i fus do të gjithë, por opozita parlamentare këtu më shumë po bën lojën e këtij ndryshimi në funksion të heqjes së koaliconeve. Nëse opozita parlamentare është opozitë ndaj Ramës, mund të thotë jam për Listat e Hapura por jo për ndalimin e koalicioneve. Pasi ndalimi i koalicioneve prish qartësisht rregullat e lojës. Në këtë kuptim që fakti që këta nuk janë kundër ndalimi të koalicioneve, është komprometuese që të çon se ata janë vegël e Ramës.

Rama e ka mbajtur këtë qëndrim kryesisht në funksion të ndërkombëtarëve, pasi ata i janë kundërvënë dhe ai ka gjetur një mënyrë për t’iu treguar se ja unë po dialogoj, shkova atje. Dhe qëllimi pra nuk mund të bënte autoritarin. Do ta arrijë në mënyrë të tërthortë ose ndoshta mund të heqë dorë nga presioni i ndërkombëtarëve. Ne ende nuk kemi atë sovranitetin. Duhet të jesh Sovran që të jesh në interest të popullit. Në këtë aspekt është raskapitëse për shqiptarët, që pas 30 vitesh ne shohim parti që ndryshojnë qëndrime prej një sinjali nga ndërkombëtarët.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb